Qëllimi ynë është të prezantojmë mbi 90% të patundshmërive në rajon, duke tërhequr 98% të blerësve potencial në rajon dhe në diasporë. Duke vizituar shërbimin tonë, blerësit potencial mund të shohin pronën tuaj. Ne nuk kemi ndërmjetësues, pra ne jemi plotësisht të paanshëm. Në shërbimin tonë ne bashkëpunojmë vetëm me ndërmjetësues të pavarur nga secili qytet. Pas plotësimit të formularit që gjendet më poshtë, kërkesa juaj dërgohet drejtpërdrejt tek ndërmjetësuesit në qytetin tuaj duke e bërë më të lehtë që ata të ju prezantojnë ofertat në bazë të kërkesës tuaj. Kështuqë ju mund të pranoni disa oferta të ndryshme në mënyrë.
Plotësoni formularin më poshtë, në mënyrë që të kontaktoheni nga ndërmjetësuesit në qytetin tuaj. Këto informata shpërndahen vetëm tek ndërmjetësuesit në qytetin ku shitet prona sepse vetëm ata kanë njohuri të tregut në qytetin tuaj. Shpërndarja e këtyre informatave bëhet vetëm tek ndërmjetësues të njohur dhe të dëshmuar.
Ne përpiqemi që gjithmonë të ofrojmë shërbime me cilësi sa më të lartë dhe të besueshme. Megjithatë, ndërmjetësuesit të cilët ju kontaktojnë janë palë e jashtme dhe nuk janë pjesë e përgjegjësisë sonë. Kështuqë, ne nuk jemi përgjegjës për shërbimet nga palët e treta dhe nuk mbajmë përgjegjësi për mangësi apo pasaktësi që mund të ndodhin në lidhje me shërbimet e tyre. Kjo vlen edhe për ndërmjetësuesit që transmetohen përmes kanaleve tona ose si pjesë e ofertës sonë.
Ne ju inkurajojmë që të vlerësoni me kujdes shërbimet e ofruara nga palët e treta para se të zgjedhni të bashkëpunoni me ta. Kjo përfshin leximin e kushteve, marrëveshjeve ose garancive të ofruara nga këto palë. Duke angazhuar shërbimet e një ndërmjetësuesi, ju mbani përgjegjësinë për çdo pasojë negative që mund të lindë nga bashkpunimi me ta.
Ne sigurojmë që shërbimet tona janë të cilësisë më të lartë dhe sigurojmë që bashkëpunojmë me palë të treta me reputacion të lartë në mënyrë që të përmirësojmë ofertat tonë. Ne jemi gjithmonë të hapur për kritika dhe mirëpresim çdo koment ose pyetje në lidhje me bashkëpunimin tonë me palët e treta.
Filloni duke angazhuar një agjent.
Nëse nuk dëshironi të angazhoni një agjent, atëhere mund të plotësoni formularin e mësipërm dhe një ndërmjetësues do të ju kontaktojë.
Ndërmjetësuesi do të bëjë fotografi të cilat shfaqin tiparet e bukura të shtëpisë suaj dhe do të krijojë shpalljen. Pastaj, ndërmjetësuesi do të publikoj shpalljen në Banimet.com, vetëm ndërmjetësuesi mund të publikoj një shpallje.
Para publikimit të shpalljes së caktuar duhet të bëhet pagesa. Pagesën mund ta bëni ju ose ndërmjetësuesi i rastit tuaj. Këtë hap e vendosni ju së bashku me ndërmjetësuesin.
Pas publikimit të shpalljes, ndërmjetësuesi me ndihmën e shërbimit tonë merret me shitjen e objektit. Ju mund të ndiqni procesin përmes ndërmjetësuesit dhe mund të përfshiheni vetëm kur të jetë koha për të pranuar ofertën dhe për të nënshkruar kontratën.