Platforma e dedikuar vetëm për patundshmëri

Prej fillimit të vitit 2022 në Banimet.com punojmë me të vetmin qellim që të bëhemi platforma më e njohur për patundshmëri dhe burimi kryesor ku ndërmjetësuesit, blerësit dhe shitësit takohen. Ne punojmë për të krijuar një mjedis në të cilin procesi i shit-blerjes bëhet më i lehtë, transparent, i sigurtë dhe efikas për të gjitha palët e përfshira.

 

 

Ne e bëjmë këtë duke krijuar siguri rreth kontaktit mes palëve, duke krijuar mjete që ju ndihmojnë të vlerësoni pronën dhe ndërmjetësuesin në mënyrë sa më të mirë, por edhe duke krijuar burime më të mira të kërkimit që ju të gjeni pronën e ëndërrave tuaja. Duke thjeshtuar punën e përditëshme të ndërmjetesuesve përmes marketingut efektiv dhe duke u dhënë shitësve mundësi inovative për të arritur më shumë spekulatorë, ne e thjeshtojmë tregun e patundshmërisë - pavarësisht nëse jeni duke shitur ose blerë pronë.

Qëllimi ynë në Banimet.com është të krijojmë mbi 10.000 publikime të reja cdo muaj. Kjo do të thotë se ne punojmë për të arritur qëllimin që të bëhemi platforma më e madhe për patundshmëri në rajon. Gjithashtu, qëllimi ynë është që të arrijmë mbi 45 milionë vizita në muaj nga palët e interesuara në gjithë botën. Duke reklamuar shtëpinë tuaj në Banimet.com ju do të arrini më shumë blerës sesa kudo tjetër po ashtu ju që po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndërrave keni një shansë më të madh për ta gjetur atë përmes Banimet.com.

Banimet.com punon drejt zhvillimit të tregut

Në Banimet.com, ne punojmë duke bashkëpunuar ngushtë me industrinë e patundshmërive duke krijuar standarde të reja dhe gjithëpërfshirëse që janë të domosdoshme për sigurinë e blerësit dhe shitësit. Ky është një komponent i rëndësishëm i suksesit tonë në Banimet.com. Për shkak që vetëm përmes ndërmjetësuesve mund të publikohen pronat në Banimet.com ne sigurojmë se ne mund të krijojmë cilësi dhe siguri më të lartë.

Ndërmjetësuesi është ekspert i cili ka njohuri në atë se cfarë shpallja juaj ka nevojë, në mënyrë që të krijohen kushte më të mira, gjë e cila bënë të mundur arritjen e një marrëveshjeje sa më të mirë. Po ashtu ju si shitës keni qasje në publikimet tuaja në Banimet.com

Kush jemi ne

Ne jemi një grup i vogël njerëzish shumë të motivuar e cila është baza e këtij shërbimi. Shumica prej nesh punojmë si zhvillues dhe dizajnerë për eksperiencë sa më të mirë të vizitorëve në Banimet.com. Në ekipin pëfshihen edhe ata të cilët punojnë me foto, marketing dhe shërbim ndaj klientit.

Ne punojm për të krijuar një kulturë bashkëpunuese gjithëpërfshirëse ku secilit i ofrohet hapësira për t'u zhvilluar. Pasiqë jemi ende ne fazën e rritjes, ne jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve të rinjë. Këtu ju mund të informoheni rreth pozitave të hapura dhe mundësive te punësimit Mundësi pune.

Marketingu tek ne

Banimet.com nuk përfaqëson vetëm një platformë për patundshmëri, qëllimi ynë është të jemi një nga shërbimet më të vizituara në rajon. Si rrjedhojë ne mund të bëhemi një partner i mirë për marketingun e kompanisë tuaj. Marketingu ynë është i përshtatshëm për pronarët e pronave pasiqë ne punojmë duke ndjekur një rregullore të moralit në marketingun tonë. Për më shumë informata kontaktoni ekipin tonë të shitjes që të informoheni më shumë rreth mënyrës se si ne aplikojmë marketingun e përgjegjshëm.

Angazhimi ynë jashtë platformës

Ne besojmë se të gjithë ata që kanë deshirë të blejnë pronën e ëndërrave të tyre duhet të kenë mundësinë të bëjnë blerjen në mënyrë të rregulltë dhe të sigurtë. Më tutje, ne besojmë se ata që nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtë gjatë procesit të shit-blerjes duhet të kenë mundësi të drejtohen tek personat kompetent për të parashtruar ankesë dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre. Kjo është arsyeja pse ne punojmë për të krijuar një standard të përgjithshëm në tregun e patundshmërisë në mënyrë që ju të mund të përcaktoni më lehtë nëse marrëveshja juaj e veçantë nuk ka ecur siç duhet dhe nëse keni të drejtë ankese.